Site icon Telegrafi

Bekteshi: Sllupçanasit janë shumë më patriotë se OBRM-PDUKM-së

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në Facebook mohon që në negociatat ndërmjet përfaqësuesve të fshatit Sllupçan dhe EVN-së kanë marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, ai apo dikush nga Qeveria dhe se sllupçanasit janë shumë më patriotë se OBRM-PDUKM, kanë kontribut më të madh për barazinë dhe të ardhmen e vendit.

“duke marrë parasysh angazhimet e Qeverisë, si institucione që monitorojnë sektorin e energjisë në përgjithësi, ne gjithmonë japim mesazhe në drejtim të uljes së humbjeve në nivel shtetëror sepse është në interes të gjithë shtetit dhe qytetarëve”, shprehet Bekteshi.

Ai shton se nëse duhet të ndihmohet si ministri, do të ndihmojnë jo vetëm banorët e Sllupçanit, por edhe vendbanimet tjera.

“Synimi për të shpifur ndaj sllupçanasve, duke shpërndarë lajme të rreme për të fituar pikë politike në kartën kombëtare, mohohet si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Çdo banor i fshatit Sllupçan është patriot shumë herë më i madh se VMRO-ja, me kontribut më të madh për barazinë dhe të ardhmen e vendit. Para se të shpifin për të tjerët, le t’u shpjegojnë qytetarëve se në çfarë mënyre komunat dhe NPK-të e drejtuara nga stafi i tyre paguajnë energjinë elektrike, humbje që janë shumë më të mëdha se humbjet në nivel shtetëror për energjinë elektrike”, shprehet Bekteshi./Telegrafi/

 

Exit mobile version