Turizmi i dha rezultatet e pritura. Sezoni ishte i suksesshëm falë masave dhe politikave qeveritare, të krijuara së bashku me sektorin privat, u tha sot, në ngjarjen me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, 27 Shtator.
Siç theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, fushata “Shtëpia është shtëpi” dhe kuponët për nxitjen e turizmit i tërhoqën turistët vendorë, ndërsa vula e sigurisë dukshëm kontribuoi për mysafirët e huaj.
Bekteshi paralajmëroi se digjitalizimi dhe promovimi i vendit si destinacion aktraktiv, do të jenë midis aktivitetet prioritare në fushën e turizmit.
“Turizmi në kuadër botëror ishte ndër sektorët më të prekur. Qeveria e mbështeti me masa dhe aktivitete konkrete. Sipas të gjithë treguesve, sivjet janë arritur rezultatet e pritura. Duke i pasur parasysh numrat, masat dhanë rezultate të dukshme. Në periudhën janar – korrik 2021 në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 56,6 për qind apo janë regjistruar 320.000 turistë të cilët kanë realizuar mbi një milion bujtje”, tha Bekteshi.
Përveç subvencioneve të cilat në tërësi do të paguhen javën e ardhshme apo më së voni në dy javët e ardhshme, ka pasur, nënvizoi Bekteshi, edhe grante të drejtpërdrejta për tejkalimin e krizës.
Në ngjarje, përveç Bekteshit, fjalime patën edhe drejtori i Agjencisë për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit, Lupço Janevski dhe Vlladimir Gramatikovi nga Lidhja e Odave të Maqedonisë (LOE).