Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se nuk janë të vërteta informacionet që dje i njoftoi Oda hotelerike-turistike e Maqedonisë se subjektet juridike hotelerike nuk do t’i përdorin masat për mbështetje.
Bekteshi thotë se Qeveria që nga fillimi i krizës ka pasur kuptim për sektorin e turizmit, hotelerik dhe transportit dhe se për këtë arsye masat e para kanë përfshirë pikërisht këto sektorë.
Sipas Bekteshit këto masa mundësojnë kredi pa interes si dhe subvencionim të kontributeve.
Gjatë ditës së djeshme oda turistike-hotelierike e Maqedonisë bëri të ditur se mijëra objekte që ata përfaqësojnë nuk do t’i shfrytëzojnë masat qeveritare për shkak se janë të pakënaqur.
“Ne nga sektori hotelerik nga të gjitha qytetet duam të bëjmë të ditur se jemi të vetëdijshëm se masa më të mira nuk do të marrin. Për këtë arsye duam ta njoftojmë Qeverinë se sektori hotelerik, përkatësisht subjektet që i përfaqësojmë ne nuk do t’i përdorin masat e paralajmëruara dhe se mjetet le të shkojnë te ata që mbesin pa punë apo në sektorët ku mendojnë se do të arrihet efekt”, tha Martin Angellovski nga Oda turistike-hotelerike e Maqedonisë./Terlegrafi/