Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka shkruar në rrjetin social “Facebook” për një rekord të ri investimesh në Maqedoninë e Veriut që kap vlerën prej 624 milion eurove.
Përndryshe, të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se investimet e drejtpërdrejta për 12 muajt e kaluar kanë arritur 624 milion euro, prej të cilëve 311 milion të investimeve janë bërë në çerekun e katërt të këtij 12 muajshi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit për Financa, Dragan Tevdovski kjo është shuma më e lartë e investimeve të huaja deri më tani.
“Në vitin 2018 kemi arritur shumën më të lartë të investimeve të huaja deri më tani. Krahasuar me vitet e kaluar, investimet e drejtpërdrejta janë disa herë më të larta. Një rritje e tillë është konfirmim për rrugën e drejtë në të cilën po lëviz vendi, stabiliteti politik, progresi drejtë NATO-së, stabiliteti makroekonomik, politikë fiskale të drejtë dhe reforma”, tha ministri Tevdovski.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se investimet e huaja vitin e kaluar hapën 4500 vende të reja të punës dhe se interesi i kompanive është rritur pa asnjë denarë të shpenzuar për reklamim dhe promovim./Telegrafi./Telegrafi/