Site icon Telegrafi

Bekteshi: Qeveria nesër do të marrë vendim për uljen e çmimeve të pijeve

Qeveria nesër duhet të marrë vendim për uljen e çmimeve të pijeve, ndërsa vijon edhe analiza për produktet higjienike, e cila me siguri do të përfundojë deri nga fundi i javës, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Ajo që dimë saktë është se nesër di të ketë vendim për uljen e çmimeve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike. Për produktet higjienike me siguri gjatë kësaj jave do të kryhen të gjitha konsultimet dhe do të shohim nëse ka hapësirë që të miratohen masa të caktuara”, deklaroi Bekteshi.

Muajin e ardhshëm, sipas paralajmërimeve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, do të bëhen analiza për pakon e nëntë të masave anti-krizë, të cilat do t’u drejtohet kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe të gjithë atyre që nuk realizojnë të ardhura shtesë në kohë krize.

Exit mobile version