Site icon Telegrafi

Bekteshi i përgjigjet Mickoskit: Le të na tregojë si ta sjellim gazin prej Hungarisë e Austrisë, ne do ta mbështesim

Propozimi për mua si ministër, besoj edhe për Qeverinë është i pranueshëm, vetëm duhet të na tregojë mënyrën se si ta sjellim gazin natyror nga Hungaria dhe nga Austria, në Maqedoninë e Veriut, duke e ditur që kemi vetëm një gyp-përçues sa i përket gazit natyror, dhe ajo është me Republikën e Bullgarisë, kështu i është përgjigjur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në “Click 21” propozimit të Hristijan Mickoskit për sigurim të gazit natyror.

Bekteshi tha se propozimi i kryetarit të OBRM-PDUKM-së është absurd, por nëse i njëjti ka informacione se si të transportohet gazi deri në Maqedoni, atëherë Qeveria është e gatshme të bisedojë për këtë çështje.

“Për mua oferta e Mickoskit ka qenë e pranueshme. Mund të ulemi që sot, të na tregojë cilat terminale kanë kapacitetet e lira, ne do të gjejmë mënyrë ligjore edhe mjete prej buxhetit dhe t’i rezervojmë ato kapacitetet, por me sa e dinë qytetarët në përgjithësi, Maqedonia e Veriut teknikisht nuk mundet të furnizohet me gaz natyror prej terminaleve të gazit në Hungari dhe në Austri”, tha Bekteshi.

Exit mobile version