Telegrafi

Bekteshi për “Grupin e zjarrit”: BDI është parti demokratike

“BDI është parti demokratike që vendos me shumicë dhe çdo parti politike që e quan veten demokratike duhet të punojë në atë mënyrë, ndërsa shumicën dhe vendimet e shumicës i ka përcjellë kryetari dhe zëdhënësi i partisë”.

Këtë e tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në pyetjen lidhur me deklaratën e fundit të “Grupit të Zjarrfikësve” se nuk po tërhiqen nga synimi për të vepruar si fraksion.

Duke qenë se bëhet fjalë për probleme të brendshme partiake, ministri Bekteshi nuk foli për detaje, por sqaroi se me vendim të kryesisë së partisë, çdo anëtar i kryesisë mund t’u përgjigjet pyetjeve të tilla.

Ndryshe, “Grupi i zjarrit” bëri të ditur më herët në një konferencë për media se nga sot zyrtarisht do të veprojë si fraksion i partisë.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në konferencën për media tha se janë të përkushtuar që të jenë zëri i të gjithë shqiptarëve./Telegrafi/