Site icon Telegrafi

Bekteshi: Pas ndryshimeve në Ligjin për energjetikë, nuk do të jemi të varur prej asnjë shteti

“Nga ky vit ne nuk do të jemi të varur nga asnjë vend, do të vendosim vetë sipas parimeve të konkurrencës dhe mundësive shtesë në fushën e furnizimit me energji, me çka do të rrisim sigurinë e vendit tonë dhe do të përshpejtojnë integrimin në BE”.

Këtë e tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili mori pjesë në panelin “Investime në tranzicion energjetik dhe infrastrukturë për një mjedis të shëndetshëm dhe të ardhme evropiane”.

Ai theksoi se vënia në përdorim e gazsjellësit Shkup-Selanik është në fazën përfundimtare, gjegjësisht ka marrë licencën për punë dhe mundësinë për t’u shfrytëzuar pas më shumë se një dekade.

Ndryshe, qëllimi fillestar i gazsjellësit ishte bartja e naftës së papërpunuar dhe tani me ndryshimet e fundit në Ligjin për energjinë do të mundësohet bartja e derivateve të naftës përmes tij.

Sipas ministrit, ky vit është shumë i rëndësishëm për RMV-në, sepse që nga pavarësia e e deri më sot, për herë të parë do të jemi plotësisht të pavarur nga pjesa lindore për sa i përket furnizimit me energji, veçanërisht në fushën e gazit natyror.

Exit mobile version