Site icon Telegrafi

Bekteshi: Pas 10 ditëve pritet ulje e çmimeve të produkteve bazë, qytetarët t’i raportojnë keqpërdorimet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se është në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë dhe se në 10 ditët e ardhshme, pas masave të Qeverisë, pritet ulje e çmimeve të produkteve bazë të ushqimi.

Bekteshi ftoi qytetarët që në rast se pas 10 ditëve nuk nisin të bien çmimet, të paraqesin rastet në Inspektoratin e Tregut.

“Mundem lirisht të them se në 10 ditët e ardhshme presim uljen e çmimit të produkteve bazë të ushqimit, posaçërisht ata produkte që janë nënvizuar në vendimin për vendosjen e marzhave nga 5 deri 12 për qind, kurse gjithsesi nga 1 dhjetorit presim ulje edhe më të madhe, nëse në pjesën lëndëve të para mbetet kështu në lidhje me çmimet e importit”.

“Edhe në pjesën e bukës siç e dini tashmë ka nisur ulja, në 3-4 ditët e ardhshme presim të ketë ulje në pjesën e qumështit dhe produkteve të qumështit, gjithsesi deri në fund të javës së ardhshme presim që ulje të ketë edhe tek produktet e mishit”, tha mes tjerash Bekteshi.

“Thërras konsumatorët, qytetarët, që nëse konstatojnë se nuk ka ulje në 10 ditët e ardhshme të këtyre produkteve, të paraqesin rastet në Inspektoratin Shtetërorë të Tregut”, shtoi Bekteshi.

Exit mobile version