Site icon Telegrafi

Bekteshi paralajmëron ndërhyrje në marzhet e mëdhaja të fitimit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për “24 Analiza”, tha se sot i ka marrë të gjitha të dhënat nga Drejtoria doganore, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe nesër do të mbajë një takim koordinues me këto dhe institucione të tjera relevante në sektorin e tregtisë të shqyrtojë se ku ka rritje të madhe të marzheve të fitimit.

“Të enjten do të kemi takime me Odat Ekonomike dhe sektoret me shitësit me shumicë dhe pakicë dhe me prodhuesit e produkteve ushqimore bazë dhe në fund të javës do të vendosim sipas të gjitha të dhënave”, tha Bekteshi.

Bekteshi paralajmëroi ndërhyrjen e shtetit nëse rezulton se ka manipulime nga tregtarë të caktuar dhe ata vetë nuk i kthejnë çmimet sipas marzhit normal të fitimit.

Sipas ministrit, çmimet e brendshme të lëndëve të para dhe çmimet e prodhimit do të analizohen për produktet vendase./Telegrafi/

Exit mobile version