Site icon Telegrafi

Bekteshi: Nuk do të vazhdohet masa e ngrirjes së çmimeve për prodhimet bujqësore

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se nuk do të vazhdojë masa e ngrirjes së çmimeve për prodhimet bujqësore.

Bekteshi tha se aktualisht çmimet e prodhimeve bujqësore janë në nivel më të ulët se sa ai i ngrirjes.

“Nuk do të vazhdojë masa në pjesën e prodhimeve bujqësore duke pasur parasysh se sipas të dhënave që i kemi ne si Ministri e Ekonomisë, shumica e produkteve janë në vlerë më të ulët nga çmimet e ngrira që i kemi pasur më parë. Në rast se, nga dita kur nuk do të vlejë ai vendim për ngrirje, ka keqpërdorime nga ana e tregtarëve, ne në bazë ditore e ndjekim situatën, gjithsesi se do të vijojnë masa të ndryshme”, tha mes tjerash Bekteshi.

Exit mobile version