Paga minimale po rritet dhe në mars do të jetë 22.500 denarë.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se kjo vjen si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, por edhe metodologjisë që ka miratuar Qeveria për pagën mesatare, e cila automatikisht shkaktoi rritje të pagës miniimale.
Ai po ashtu tha se janë në komunikim të vazhdushëm me Odën Ekonomike dhe shtoi se kjo është e rëndësishme sepse ka mungesë të fuqisë puntore.
“Është shumë e rëndësishme sepse tashmë në vendin tonë ka mungesë të fuqisë punëtore dhe pagat tashmë po rriten automatikisht. Krahas kësaj, rezulton edhe nga metodologjia që kemi futur vitin e kaluar në pjesën e inflacionit dhe në pjesën e rritjes së pagës mesatare, e cila automatikisht duhet të rrisë pagën minimale, por nuk do të ndalemi me kaq. Jemi plotësisht të përkushtuar që të rrisim standardin e jetesës së qytetarëve tanë dhe paralelisht me këtë, natyrisht, të rrisim produktivitetin e punonjësve në vendin tonë, në mënyrë që kompanitë të jenë sa më konkurruese”, thotë Bekteshi. /Telegrafi/