Ngrohja nuk do të shkurtohet, por do të funksionojë deri në orën 1:00. Nuk besoj se do të ulet nxehtësia e ngrohjes, sipas rregullave duhet të jetë 20.1 gradë, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media,
Ai bëri të ditur se nga nesër menaxhimin e ngrohjes EMV do ta marrë shteti, ndërsa qeveria në seancës e saj, do t’i japë më shumë para kompanisë që të jetë në gjendje të prokurojë burime.
“EMV duhet të dorëzojë një draft-marrëveshje për bashkëpunim biznesor me BEG-në. Në përputhje me vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës, ne do të injektojmë mjete shtesë në EMV, për të përballuar krizën dhe për të menaxhuar kompanitë. EMV nga nesër do t’i menaxhojë tre BEG-të, të gjitha me qëllim që shkupjanët të kenë energji termike dhe kjo do të jetë deri në fund të sezonit të ngrohjes. Marrëveshja do të dorëzohet nga EMV”, tha Bekteshi.
Për momentin, nuk do të ketë kufizime shtesë./Telegrafi/