Telegrafi

Bekteshi: Nga java e ardhshme do të ulen çmimet e pijeve

Ministri për ekonomi, Kreshnik Bekteshi, në profilin e Facebook-ut të tij njoftoi se çmimet e pijeve joalkoolike dhe alkoolike do të ulen me 10% në javën e ardhshme.

“Ulja e çmimeve të pijeve joalkoolike dhe alkoolike!” Sot mora disa letra nga prodhuesit tanë vendas të ujit mineral, lëngjeve dhe birrës, të cilët më njoftuan se po marrin pjesë vullnetarisht në fushatën ‘Çmimi i garantuar’ me ulje çmimi minimal prej 10 për qind!”, shkruan Bekteshi.

“Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në Facebook.