Site icon Telegrafi

Bekteshi: Nga e hëna EVN do të vendos njehsorët e energjisë elektrike në Haraçinë dhe në çdo vendbanim ku ka humbje energjetike

Problemi me mungesën disa ditore të rrymës në Hraçinë u zgjidh para disa ditëve nga organet kompetente.

Revolta e banorëve bëri që të reagojnë institucionet deri në një vendim të përshtatshëm për të gjithë banorët.

“Nga e hëna ekipet e EVN-së duhet të fillojnë punën pa probleme në Haraçinë për të marrë masat e duhura që rrjeti të funksionojë sipas të gjitha rregullave dhe të paguhet rryma”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në Tv Sitel.

Ai thotë se i njëjti sistem do të zbatohet edhe në komunat ku ka humbje të energjisë elektrike.

“Nga e hëna do të vendosen të gjithë njehsorët e energjisë elektrike sipas planit të EVN-së dhe trupit koordinues në pajtim me banorët”, thotë ai.

Ministri deklaroi se mbetet shqetësues fakti se edhe përkundër krizës energjetike, Maqedonia ka humbje të mëdha të rrymës.

Exit mobile version