Site icon Telegrafi

Bekteshi: Në muajin prill presim ulje të konsiderueshme të inflacionit në Maqedoni

Masat e marra nga qeveri për ngrirjen e çmimeve do të japin efektin e tyre sidomos gjatë muajit prill. Kjo sipas Bekteshit, do të ndikojë në uljen e konsiderueshme të inflacionit në vend.

“Në muajin prill do të ketë rënie të konsiderueshme të inflacionit në RMV.. Nuk e premtoj, por jam i sigurt. Ulje do të ketë edhe në mars, por duke marrë parasysh se masat ndikimin do ta japin gjatë muajit prill, atëherë do të kemi rënie të konsiderueshme të inflacionit në Maqedoni, në veçanti në segmentin për produktet ushqimore dhe energensat në përgjithësi”, deklaroi Bekteshi në “Klan Debat”.

Bekteshi foli edhe për kooridorin 8 ku tha se janë të pabaza akuzat e opozitës për kompani të dyshimta të përfshira në këtë projekt.

Ai thotë se vet emri i kompanisë amerikane realizuese të projektit mjafton si dëshmi për kualitet dhe seriozitet të projektit.

“Kompani Behtel dhe Enka është kompani serioze që e ka dëshmuar veten në vendet tjera dhe ne i kemi parë ato punë. Nuk kam dëgjuar se ka ndonjë dyshim apo vërejtje sa i përket realizuesit të projektit… Një kompani e përmasave të tilla nuk lejon që t’i rrënohet imazhi të cilin e ka ndërtuar në nivel global nga ndonjë kompani me dyshime”, tha Bekteshi.

Exit mobile version