Site icon Telegrafi

Bekteshi: Maqedonia lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook. Bekteshi ka renditur disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit për zbutjen e krizës. Njëra ndër to, siç shkruan ministri Bekteshi është ndarja e 80 milionë euro si ndihmë për qytetarët në nevojë.

“Menaxhuam pandeminë, krizën energjetike dhe termike, çmimore dhe ekonomike!
• Qindra masa për qytetarët dhe bizneset
• Rritëm pagën minimale dhe mesatare
• Mbi 80 milionë euro të reja për qytetarët me nevojë
• Model të ri tarifimit të energjisë elektrike
• Mbështetje për kompanitë me rebalancin e miratuar dje
• Mbështetje turizmit vendor, dhe shumë masa të tjera”, ka shkruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ndërkaq, sa i përket energjisë elektrike, dje ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi siguroi qytetarët që nuk do të ketë intervenim në tarifën e lirë nga ora 22:00 – 07:00, por do të ketë ndërhyrje vetëm në tarifën e lartë.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut është shteti i parë në rajon që nuk do të intervenojë në tarifën e lirë.

Exit mobile version