Site icon Telegrafi

Bekteshi: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në iniciativat e bashkëpunimit rajonal

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thekson se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal përmes largimit të të gjithë barrierave, përmirësimin e të gjithë protokolleve dhe zbatimin e tyre në bazë të standardeve dhe rregullave të vendeve të BE-së.

Bekteshi i cili por merr pjesë në Forumin e ministrave të ekonomisë me titull “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt një tregu të vetëm të BE-së” i cili mbahet në Tiranë në kuadër të procesit të Berlinit, theksoi se duhet të shikojmë përpara dhe të rrisim standardin e qytetarëve.

“Kur dëgjojmë fjalime emocionale nga ata që udhëheqin sektorin e biznesit dhe që kthehen në të kaluarën, mendoj se jemi në rrugën e gabuar. Duhet të ecim përpara për të ngritur standardin e jetesës së qytetarëve, për të pasur rritje ekonomike dhe në këtë mënyrë të krijojmë mundësi për prosperitetin e të rinjve”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut mbështet protokollet e CEFTA-s dhe iniciativat e BE-së./Telegrafi/

 

Exit mobile version