Deri në fund të javës qeveria do të marrë vendim për uljen e çmimit të makaronave me 10 për qind, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili pret që tregtarët me iniciativën e tyre të ulin edhe më tej çmimet.
Siç tha Bekteshi për “24Analiza”, makaronat prej 51 denarë do të shiten për 44 denarë, ndërsa makaronat prej 60 denarësh nuk do të jenë më të shtrenjta se 52 denarë.
Ai u tha tregtarëve që të inkurajohen dhe t’i ulin çmimet nën kufirin që do të vendosë Qeveria.
Siç tha Ministri, qeveria është duke biseduar me tre prodhuesit e vajit ushqimor në vend, për uljen e çmimit të këtij produkti dhe është arritur një marrëveshje.
“Tre prodhues të mëdhenj njoftuan se do të kenë çmime më të ulëta se 100 denarë për një litër vaj ushqimor. Vazhdojmë me produkte të tjera”, tha Bekteshi./Telegrafi/