Ministri aktual i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të ndikojnë, ose vonojnë, miratimin e ligjit të ri për tregtarët.
“Ne jemi duke punuar për një zgjidhje të re ligjore që do të përfshijë të gjitha palët, nuk do të ketë monopole siç ishte më parë, gjegjësisht vetëm një Odë të lëshojë licenca. Të gjitha Odat tani do të mund të licencojnë tregtarët. Miratimi i ligjit nuk do të vonohet për shkak të zgjedhjeve të ardhshme”, thotë Bekteshi.
Ministri gjithashtu informoi se ligji aktual do të shfuqizohet në janar të vitit të ardhshëm, për shkak se shkaktoi pakënaqësi dhe revoltë midis shumë tregtarëve./Telegrafi/