Site icon Telegrafi

Bekteshi: Kompanitë janë bashkuar për të mos i ulur përfitimet e tyre

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u shpreh se gjatë javës së ardhshme do të bëhen analiza dhe do të vërtetohet nëse do të ngrihet çmimi i sheqerit, vezëve dhe orizit.

Sipas ministrit, ka shumë gjasa që çmimet të ngrihen nëse prodhuesit nuk i zvogëlojnë çmimet.

“Analiza e Sektorit për Tregit dhe i Odave Ekonomike ka treguar se pjesa më e madhe e kompanive përdorin marzhën më të madhe dhe në një farë mënyre janë bashkuar për të mos i ulur çmimet”, u shpreh ministri Bekteshi.

Ai shtoi se për këtë shkak është vendosur të ngrihen çmimet dhe tani mbetet të ngrihet edhe çmimi i vezëve, sheqerit dhe orizit./Telegrafi/

Exit mobile version