Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pas informacionit nga qeveria që kompania hungareze “Grupi 4iG” është e interesuar të futet në tregun e operatorëve celular në Maqedoninë e Veriut.
Bekteshi thotë se kjo kompani paraqet rrezik për infrastrukturën kritike të vendit, pasi ka lidhje me kompaninë kineze Huawei.
“Kompania hungareze 4iG, të cilën qeveria jo legjitime e promovon si operator të ri mobil, ka marrëveshje bashkëpunimi me kompanine kineze Huawei për cloud të ri në mbledhjen e të dhënave. Kjo është në kundërshtim me interesat e partnerëve tanë strategjik, si dhe vendos në rrezik infrastrukturën kritike!”, ka shkruar Bekteshi.