Site icon Telegrafi

Bekteshi: Jam i bindur se do merr fund abuzimi me “naftën e kuqe”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektashi është i bindur se do të merr fund abuzimi i naftës ekstra të lehtë shtëpiake, e njohur si “nafta e kuqe”.

Për herë të parë në dy dekada, tha ai, ekziston një laborator shtetëror i kontrollit në vend që është tashmë funksional.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri, i cili së bashku me zv. kryeministrin Koço Angjusev sqaruan efektet e Ligjit për Mbështetje Financiare, Bekteshi nuk specifikoi sa inspektime janë bërë deri më tani dhe a i ka dërguar përgjigje Byrosë së Metrologjisë.

“Jam i bindur që ne do të parandalojmë abuzimin me naftë ekstra të lehta shtëpiake. Fakti që ne po bëjmë përpjekje të mëdha në këtë drejtim tregon fakti që për herë të parë pas 20 vjetëve në vend ekziston një laborator shtetëror i kontrollit, i cili tashmë është blerë dhe përdorur nga Byroja e Metrologjisë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Sa i përket akcizës, është përgjegjësi e Ministrisë së Financave. Kontaktoni ata atje sepse bëjnë të gjitha analizat dhe vlerësojnë cilat janë implikimet buxhetore”, tha Ministri Bekteshi./Telegrafi/

Exit mobile version