Site icon Telegrafi

Bekteshi: Hoteleritë duhet të punojnë

Kreshnik Bekteshi, Ministri i Ekonomisë, në konferencën e sotme për shtyp tha se qëndrimi i tij dhe qëndrimi i resorit është që hoteleritë duhet të kishin punuar deri tani.

“Pozicioni im është deklaruar në Shtabin e Përgjithshme Koordinues, ne si ministri kërkuam që hoteleritë të jenë të hapura, por mbi të gjitha duhet të respektojmë të gjitha rekomandimet. Ne kishim propozimin tonë, por fjala e fundit është te Komisionin për Sëmundjeve Infektive. Tashmë kemi dhënë sugjerimet dhe vërejtjet tona”, tha Bekteshi, nën ministrinë e të cilit janë aktivitetet hotelierike dhe turizmi.

Komisioni për sëmundje infektive nuk përcaktoi masa të reja në mbledhjen e djeshme, duke diskutuar vetëm hapjen e mundshme të kafeneve. Ata thonë se kafenetë, baret dhe restorantet mund të hapen të premten, më së voni të shtunën, por theksuan se nesër do të merret vendim.

Në të njëjtën kohë, ata thonë që ora policore deri në orën 19:00 do të mbetet në fuqi./Telegrafi/

Exit mobile version