Site icon Telegrafi

Bekteshi: Gjobë 10 mijë euro për tregtarët që mashtrojnë konsumatorët

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një deklaratë për media tha se nuk është i kënaqur me uljen e çmimeve të produkteve bazë, prandaj po punohet në zgjerimin e një liste të produkteve ushqimore që do të vijojnë me uljen e çmimeve.

Me miratimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, Bekteshi tha se mbrohen konsumatorët nga tregtarët që përfitojnë në mënyrë joligjore në kohë krize në kurriz të qytetarëve, duke sajuar çmime stratosferike për shumë produkte bazë.

“Konsumatorët me ligjin e ri do të jenë më të mbrojtur. 10 mijë euro është dënimi për tregtarët që mashtrojnë konsumatorët, por edhe shërbimet do t’i marrin sipas standardeve evropiane”, deklaroi ministri, Kreshnik Bekteshi.

Kujtojmë se marzha për produktet bazë ushqimore u miratua para disa ditëve nga qeveria, mirëpo qytetarët shprehën shumë kritika për shitoret kryesisht në qytetin e Shkupit të cilat nuk respektonin vendimin për uljen e çmimeve, ndaj produktet i shisnin me çmimet e vjetra të ngritura.

Pas deklarimeve, edhe Inspektorati Shtetëror i Tregur ka intensifikuar kontrollet nëpër markete.

Exit mobile version