Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim me shefin e Delegacionit të BE-së në Shkup, Ambasadorin David Geer.
Bekteshi dhe Geer kanë biseduar për zbatimin e reformave ekonomike në vend si dhe për procesin në integrimin evropain.
“Ministri falënderoi për mbështetjen që Ministria e Ekonomisë ka marr nga BE-ja në periudhën e kaluar, kryesisht në fushën e reformave për të rritur aftësinë konkurruese të ekonomisë, transformimin e sektorit energjetik në vend, por edhe në mbështetjen e turizmit. Ministri theksoi se procesi i pranimit në Bashkimin Evropian është me interes kombëtar për vendin dhe Ministria e Ekonomisë si një nga institucionet kryesore në zbatimin e reformave ekonomike do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive për zbatimin e agjendës evropiane”, theksohet në komunikatë.
Ambasadori i BE-së, Geer gjatë takimit ka theksuar se delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup do të mbetet pjesëmarrëes aktiv ne procesin e reformave, duke konfurmuar se Qeveria mund të presë mbështetjen e BE-së në projektet për një jetë më të mirë për qytetarët.