Nëse Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet e bllokon ligjin, me të cilin duhet të zvogëlohet çmimi i pecetave higjienike, do të miratohet masa kohore, kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai tha se zgjidhja ligjore për pecetat higjienike është në Kuvend, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë.
“Kjo do të bëhet me ligj, drejtpërdrejtë. Ministria e Ekonomisë është e gatshme, nëse rastësisht ka mosmarrëveshje në Kuvend dhe bllokohet zgjidhja ligjore në Komisionin për financim dhe buxhet, të miratohet masë kohore, por, megjithatë, dëshirojmë zgjidhje të përhershme”, tha ministri.