Site icon Telegrafi

Bekteshi: Ekonomitë e vogla si e Maqedonisë nuk mund të mbajnë zgjedhje çdo vit

Ekonomia e vogël si Republika e Maqedonisë nuk mund të organizojë zgjedhje çdo vit, por ky është vendim politik, theksoi sot ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Disa dispozita tona ligjore tregojnë se disa projekte gjatë fushatës, por edhe nga dita e caktimit të zgjedhjeve nuk mund të zbatohen. Duke pasur parasysh se në vitin 2018-të kemi pasur referendum, në vitin 2017 kishim zgjedhjet lokale dhe të gjitha projektet e përgatitura janë paraparë të realizohen sipas dinamikave”, tha Bekteshi.

Ai tha se caktimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është vendim politik dhe tha se janë të përgatitur nëse partnerët e koalicionit vendosin që mbajnë zgjedhje./Telegrafi/

Exit mobile version