Sipas ministrit Kreshnik Bekteshi, i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ende ka shumë për t’i dhënë politikës në Maqedoni.
“Ekipi që fiton nuk ndërron liderin. BDI në zgjedhjet e ardhshme do të ofrojë program të ri, i cili do të bazohet në pesë shtylla”, thotë Kreshnik Bekteshi nga BDI, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në intervistën e tij për ‘Radio Evropa e Lirë’ thotë se partia e tij pret më shumë deputetë në legjislaturën e ardhshme./Telegrafi/