Sa i përket inflacionit, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se nga dhjetori i vitit 2021 deri në 1 mars të vitit 2022, RMV ka pasur çmime të ngrira ku një pjesë e kompanive kanë gjeneruar humbje, por jo humb je të mëdha të cilat më së voni i kanë kompensuar, për shkak se kishte lëvizje shumë të mëdha në tregjet e lëndëve të para.
“Dhe, duke u bazuar në atë se çmimet kanë qenë të ngrira në muajt të cilat i theksova dhe krahasimi i inflacionit mujor bëhet me muajin e vitit paraprak, andaj në dhjetor kishim inflacion 19% e cila kryesisht gjeneroheshe nga çmimet e produkteve ushqimore që kanë qenë të ngrira aso kohe. E njëjta ka ndodhur në janar dhe në shkurt dhe tani më vetëm se ka filluar rënia e inflacionit”, tha Bekteshi.
Trendi, sipas ministrit është në rënia dhe shpreson dhe është i bindur se viti do të përfundojë me inflacion më të vogël se 7.1%.
“Nëse na ndihmon edhe lëvizja e tregjeve mendoj se do të jetë më e ulët se kaq”, u shpreh Bekteshi./Shenja/