Telegrafi

Bekim Zogaj do jetë asistent i gjyqtarit për ndeshjen Milan – Tottenham

Milani do të përballet të martën mbrëma (nesër) me Tottenhamin në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “San Siro”.

UEFA ka dalë me njoftim publik për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë për këtë përballje tejet të zjarrtë.

Gjyqtari kryesor është zvicerani Sandro Scharer, ndërsa asistent të tij do të jenë shqiptari Bekim Zogaj që ka pasaportë zvicerane, Stephane de Almeida e Alexandru Deaconu.

Gjyqtari i katërt do të jetë Lukas Fahndrich, gjersa në dhomën e VAR-it gjenden Marco Fritz dhe Fedayi San.

I deleguari nga UEFA për këtë ndeshje do të jetë Irakli Nakaidze. /Telegrafi/