Site icon Telegrafi

Bekim Shotani largohet nga Drenica

Trajneri vushtrrias, Bekim Shotani, ka vendosur të largohet nga klubi i Drenicës.

Shotani kishte pasur një edicion fantastik me Drenicën, ku edhe pse kishte probleme të mëdha financiare, arriti ta rendit skuadrën në vendin e  gjashtë me 28 pikë.

“Përshëndes KF Drenicën, shikuesit, qytetarët, ish-drejtuesit e klubit. Pata kënaqësi të jem pjesë e juaja dhe ishte krenari të jem së bashku me ju. Shfrytëzoj rastin t’ju njoftoj se tani e tutje nuk do të jem pjesë e KF Drenicës”, ka shkruar Shotani në rrjetet sociale.

Drenica ka kaluar një periudhë të vështirë, ku lojtarët kanë luajtur për muaj të tërë pa paga.

Shotani më parë ka qenë trajner te Trepça ‘89 dhe Vushtrria.

Priten oferta drejt trajnerit pasi skuadra e tij ka treguar futboll shumë t bukur, ndërsa ka arritur të fitojë pothuajse me të gjitha klubet e mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version