Pas lajmeve për krizë në industrinë e metalurgjisë të Maqedonisë, ka reaguar ministri i ekonomisë, Bekim Neziri, i cili thotë se qeveria i ndjek trendet në metalurgji dhe se do të japë maksimumin për t’i ndihmuar këtij sektori, transmeton Telegrafi.
Neziri gjithashtu ka thënë se do të ketë një takim me përfaqësuesit e sektorit të metalurgjisë, për t’u ndihmuar në kuadër të ligjeve dhe të mundësive të buxhetit shtetëror.
Sipas tij, problemi në metalurgji ka karakter global dhe se nuk ndodhë vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet tjeta. Ai shtoi se Maqedonia është një vend i vogël që të jetë në gjendje të krijoj politika në këtë segment./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Kriza përfshinë industrinë e metalurgjisë së Maqedonisë