Partia Demokratike e Kosovës po përballet me një krizë në bastionin e saj.
Brenda këtij subjekti politik, në degën e Skenderajt kanë nisur përgatitjet për formimin e një iniciative rreth së cilës janë të angazhuar figurat qendrore të PDK’së; deputetë, ish-deputetë, udhëheqës komunalë e zëvendësministra.
Për më tepër, ky subjekt tashmë ka krijuar edhe sloganin e vet.
Kësaj iniciative, i prinë Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili për Televizionin T7 ka konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e një platforme të re politike, për të mirën e qytetarëve të Kosovës.