Telegrafi

Bekim Jashari me lajm të mirë për studentët e Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se dje kanë shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin 2020.

Jashari në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjeratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajnë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student.

“Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni, afati i fundit për aplikim është 29.06.2020. I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara”, ka shkruar ai. /KP/Telegrafi/