Site icon Telegrafi

Bekim Jashari flet rreth takimit të sotëm me zyrtarët e PDK-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara drejt realizimit të synimeve tona si shtet dhe si komb.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, si anëtar i Familjes Jashari dhe si i pavarur që kam garuar në zgjedhjet e fundit, do të jem gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim”, ka thënë Jashari me rastin e takimit të sotëm me zyrtarët e PDK-së, ku mori pjesë edhe kreu i kësaj partie Kadri Veseli.

“Kam deklaruar gatishmëri të bashkëpunoj me çdo njeri e secilën parti politike, gjë që i vlerësoj të gjithë për mbështetjen që kanë ofruar për të zhvilluar komunën tonë, dhe kështu i pavarur do të vazhdoj të jem në shërbim të të gjithëve që ia duan të mirën Skenderajt tonë”, pohon kreu i Komunës së Skenderajt.

Exit mobile version