Site icon Telegrafi

Bekim Jashari: Familja Jashari nuk do të ngjyroset me asnjë parti politike (Video)

Djali i dëshmorit Hamëz Jashari, Bekim Jashari, ka folur për herë të parë për media, pas vendimin të tij për të garuar si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Jashari thotë se vendimin e tij e kanë mirëpritur edhe qytetarët e Skenderajt.

“Duke i parë zhvillimet në vend dhe në Skenderaj, por edhe kërkesën e qytetarëve, u dashtë të mendohem mirë për të marrë këtë vendim por unë shpresoj dhe besoj se do të kem përkrahjen”, ka thënë ai për RTV21.

Jashari ka shtuar se ka pasur oferta nga shumë parti politike tash e dhjetë vite.

“Por, emrin e familjes Jashari nuk do ta ngjyros me asnjë parti politike”, ka thënë ai.

Exit mobile version