Site icon Telegrafi

Bekim Jashari i dhuron Sylejman Selimit stemën e komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në zyrën e tij, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin.

Për kontributin e tij në luftën çlirimtare,  Jashari i ka dhuruar stemën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Postimi i plotë i Jasharit:

“Kënaqësi ta presim në zyre me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ku ishte i pranishëm edhe deputeti Bekim Haxhiu.

Kontributi i gjeneral Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne.

Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë.

Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”.

Exit mobile version