Site icon Telegrafi

Bekim Jashari betohet si kryetar i Skenderajt (Video)

Bekim Jashari ka dhënë betimin e tij para asamblistëve të Skenderajt, si kryetar i kësaj komune.

Jashari i falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, ndërsa tha se do të bëjë më të mirën e mundshme.

Kryetari i ri i Skenderajt tha se sot është dita kur do të fillojë qeverisja e bazuar në llogaridhënie dhe transparencë.

Ai tha se jo rastësisht në fushatë nuk ka premtuar asgjë përveç transparencës e llogaridhënies, pasi sipas tij, kjo do të sjellë më shumë investime në arsim, shëndetësi, sport e në të gjitha fushat.

Jashari tha e nuk do të lejoj që në qeverisjen e tij të shkelet ligji. /Telegrafi/

Exit mobile version