Site icon Telegrafi

Bekim Isufi tregon se si ia dolën të mposhtin Prishtinën

Foto: FC Ballkani

Ballkani ka fituar 1-0 në udhëtim te Prishtina në kuadër të javës së dytë në Superligën e Ksoovës.

Skuadra nga Theranda ia doli të mposht kampioni në fuqi me super golin e Ermal Krasniqit të realizuar në pjesë të dytë.

Pas ndeshjes, trajneri Bekim Isufi ka treguar se si arriti ta mposht Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lexo po ashtu Mbyllet derbi në "Fadil Vokrri": Ballkani mposht Prishtinën me super golin e Ermal Krasniqit

“Si ne ashtu edhe Prishtina dëshironim me pak gabime. Por në këto ndeshje një gabim mund të sjellë avantazhin ose te disavazhtazhin”, ka thënë strategu i Ballkanit për Art Sport.

“Ne këtë ndeshje ne ishim më të durueshëm, ndaj Prishtinës e dimë që nuk duhet spektakli, por të fitohet ndeshja ashtu edhe siç e bëmë ne”.

“Këta djemtë treguan që edhe me një lojtarë më pak mund të ia dalim, treguan karakter. Mbuluam hapësirat dhe ia dolëm”, ka përfunduar Isufi. /Telegrafi/

Exit mobile version