Telegrafi

Bekim Isufi pas fitores me rikthim ndaj Drenicës: Kishim 25 goditje në portë, fitoren ia dedikojmë humanistit Halil Kastratit

Foto: FC Ballkani/Facebook

Ballkani ka arritur që të marrë fitore të madhe në shtëpi ndaj Drenicës, ku edhe ka marr kreun e tabelës.

Edhe pse ishin duke humbur 2-0, skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi nuk u dorëzua dhe kësisoj bën rikthimin e madh në 3-2 dhe morën pikët e plota.

Pas ndeshjes, trajner është prononcua për media, ku fitoren ia ka dedikuar mikut të klubit, Halil Kastratit, i cili do të operohet.

“Besoj që jo vetëm ne por i gjithë populli i Kosovës duhet t’i urojë shërim të shpejtë njeriut human siç është Halil Kastrati”.

“Ne e pamë se skuadra ka kualitet të madh në fushë, po tregojmë se dimë të krijojmë raste dhe t’i shfrytëzojmë ato”.

“Patëm më shumë se 25 goditje në portë dhe po tregojmë se kjo ekip ka kualitet dhe cilësi të shumëfishtë”, ka thënë trajneri Bekim Isufi për Art Sport. /Telegrafi/