Site icon Telegrafi

Bekim Isufi ndahet me Hajvalinë

Lajmi është konfirmuar nga të dyja palët, të cilat e kanë falënderuar njëra tjetrën për bashkëpunimin korrekt, raporton Express.

Kontrata e ish trajnerit të Dritës ka përfunduar më 7 qershor, prandaj palët kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Brenda pak ditës, Hajvalia pritet ta emërojë trajnerin e ri. Kjo skuadër e mbylli sezonin në pozitën e katërt të Raiffeisen Superligës me 46 pikë të grumbulluara, prej tyre 12 fitore, 10 barazime e 11 humbje. /Telegrafi/ 

Exit mobile version