Site icon Telegrafi

Bekim Isufi konfirmon largimin nga Drita

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka thënë se ndeshja ndaj Llapit ishte e fundit për të në krye të kampionit të Kosovës.

Skuadra nga Gjilani e pësoi humbjen e tretë radhazi në Superligë, ndërsa ka arritur vetëm një fitore në katër ndeshjet e para.

Duke folur për mikrofonat e SuperSport, Isufi ka thënë se i ka njoftuar më herët lojtarët dhe stafin se ai do të largohet nga klubi.

Në këtë mënyrë, ai e bëri edhe publike dorëheqjen nga Drita dhe nuk do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të sezonit.

Gjatë bisedës së mëtejshme, ai i përmendi sukseset e ekipit që e drejtoi në edicionin e kaluar.

Nën drejtimin e Bekim Isufit, Drita u shpall kampion i Superligës së Kosovës në futboll, si edhe e fitoi Superkupën e Kosovës.

Në ditët në vijim pritet të mësohet emri i trajnerit të ri të ekipit nga Gjilani. /Telegrafi/

Exit mobile version