Site icon Telegrafi

Bekim Hoxha emërohet drejtor i AUV-it

Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, për emërimin e Bekim Hoxhës në krye të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci para kabinetit qeveritar paraqiti për miratim këtë propozim-vendim.

“Miratimi i këtij propozim vendimi përbënë një hap të rëndësishme lidhur me menaxhimin drejtimin e AUV-it si agjensioni kyç në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë por edhe të sigurisë ushqimore në vend.

Komisioni rekrutes ka qenë i përbërë nga përfaqësues të institucioneve dhe ekspert të jashtëm të cilët kanë shqyrtuar aplikimet për këtë pozitë dhe kanë vlerësuar si të duhur Bekim Hoxhën”, tha Peci.

Ai shtoi se Hoxha ka përgatitje në nivelin akademik dhe institucional.

“Ka përfunduar studimet të Universitetin e Zagrebit dhe pjesë të specializimeve në Master për Zhvillim Rural dhe sups-specializimeve në aspektin agro-mjedisor në Universitetin e Kentit në Mbretëri të Bashkuara”, tha Peci. /Telegrafi/

Exit mobile version