Bekim Balaj njihet si një nga futbollistët më të lëvizur në marrëdhënie me femrat.
Pas lidhjeve me Elita Rudin, Einxhel Shkirën apo dhe Viola Spiron, sulmuesi shkodran duket se i ka vënë syrin një tjetër bukuroshe në Digitalb.
Në festën e zhvilluar dje në mbrëmje, Balaj ka qenë i ftuar dhe protagonist. Për asnjë moment nuk i është ndarë Ilda Bejlerit.
Bukuroshja e Supersport është marrë gjithashtu me sulmuesin duke lënë të kuptohet se mes tyre ka shumë miqësi por sjelljet e Bekimit jepnin të kuptonin se ai ishte duke flirtuar publikisht me Ildën.
Për disa orë Balaj është marrë me të duke mos u rezervuar apo trembur aspak nga frika e paparacëve.
Mbetet për tu parë nëse do të ketë diçka më tepër mes dy personazheve në ditët në vazhdim.