Telegrafi

Bekim Balaj luan volejboll me këmbë me Romarion

Bekim Balaj gjatë pushimeve në Brazil ka takuar edhe një prej yjeve të të futbollit brazilian, Romario.

Takimin e ka bërë publik vetë sulmuesi shqiptar në rrjetet sociale duke postuar edhe një foto të tijën bashkë me brazilianin.

Duket se përveçse pushimeve reprezentuesi shqiptar po argëtohet edhe me top në rërë së bashku me legjendën e futbollit brazilian, me të cilin shkruan në “Instagram” se kanë luajtur volejboll me këmbë.

Ndryshe, Balaj vazhdon të paraqitet me sukses në skuadrën ruse të Terek Groznyt. /Telegrafi/