Site icon Telegrafi

Bekim Azizi, zgjidhet kryetar i PDK-së në Viti

Partia Demokratike e Kosovës, sot, përmbylli zgjedhjet e brendshme në Degën e Vitisë, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i degës me vota të fshehta u zgjodh, Bekim Azizi.

Kuvendi i degës së PDK-së në Viti, zgjodhi edhe Këshillin drejtues me 57 anëtarë si dhe 12 delegatë për Kuvendin e përgjithshëm.

Punimet e Kuvendit zgjedhor të degës, në emër tw kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti nënkryetari i partisë, Hajredin Kuçi, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Qendror të PDK-së për zgjedhje.

Në emër të degës së PDK-së në Viti, delegatët i përshëndeti Skenderbe Hebibi i cili përshkroi procesin zgjedhor, ku u mbajtën 31 kuvende nëndegësh me mbi 1200 pjesëmarrës të cilët zgjodhën 137 përfaqësues në kuvend.

Hebibi theksoi po ashtu se po rikonfirmohet platforma Dekada e Re, si vizion i së ardhmes të anëtarësisë së Degës dhe qytetarëve të kësaj komune.

Platforma e PDK-sē, Dekada e Re dhe vizioni i liderit Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm, ofrimin e hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jenë në shërbim të ndërmarrësisë, ideve inovatore të qytetarëve brenda vlerave integruese, me besim dhe zhvillim.

Exit mobile version