Telegrafi

Deputeti Bekë Berisha lahet në lumë në temperatura nën zero gradë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar temperaturat e ftohta.

Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me disa persona tjerë duke u larë në ujë të ftohtë ku temperaturat kanë qenë nën zero gradë.

“Terapia e Extreme Sports Asociation. Për të gjitha llojet e virusëve”, ka shkruar Berisha.

Ndërkaq, Berisha më herët ka rrëfyer edhe pjesë nga fëmijëria e tij, gjatë kohës kur ka jetuar në fshatin e lindjes, Saradran të Komunës së Istogut.

Deputeti ka treguar se në rininë e tij e thyente rekordin, pasi që lahej në temperatura minus në lumin ‘Drini i Bardhë’.

“E para unë e kom rekordin me u la i pari në dri, në muajin mars hala ka pasë borë, visha u lajsha me e thy rekordin. E veçanta u kon se në dri kemi ardh ka qenë larg nja 2 km dhe kemi ecë dathë”, ka thënë deputeti, njofton Telegrafi.

 

How to Share With Just Friends

How to share with just friends.

Posted by Facebook on Friday, December 5, 2014