Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të enjten është nervozuar me njërin nga deputetët, të cilit i është drejtuar me fjalët “veç mos më shti me të ardh qaty”.
Sipas Berishës, deputeti po i ndërhynte në fjalim teksa po fliste për kushtet e Policisë së Kosovës.
“O ti djal, dëgjom se ti nashta mendon që jam tu bo hajgare, veç mos më shti me të ardhë qaty. S’jam tu bo hajgare. Kryetar a po ndërhyn ti apo unë? Mos më ndërhyj kur jam t’u folë se jam duke folë përnime”, ka deklaruar deputeti i AAK-së.
Nuk dihet se cilit deputet i është drejtuar Berisha, për shkak se nuk shihet në pamjet e regjisë së Kuvendit.
E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, disa herë ia ka tërhequr vërejtjen Berishës duke i thënë “kujdes fjalorin”. /Telegrafi/