Site icon Telegrafi

Bekë Berisha: Kosova ka nevojë për një president të cilit kur ndërron koha i dhemb trupi prej plagëve dhe flamurin e shtetit e mban lart

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në seancën e Kuvendit në të cilën është̈ i ftuar në interpelancë kryeministri Hoti, ka thënë̈ se Kosova vetëm në luftë ka qenë më keq se që është̈ sot.

Ai tha se kryeministrin Hoti nuk e ka votuar për shkak të vendosmërisë̈ së tij apo që ka siguri të madhe në vetvete, por që është̈ njeri intelektual.

“Avdullah Hotin nuk e kam votuar për kryeministër për shkak se kam besuar se është̈ fort i vendosur, që ka siguri të madhe në vetvete, apo është̈ krejt i pavarur në vendimet që merr, por për shkak se mu ka dok dhe mendojë se është̈ intelektual i mirë i këtij vendi”, tha Berisha.

Tutje, Berisha ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

“ E di që ata çlirimtar janë̈ të pafajshëm sot, do të jenë të pafajshëm nesër, sepse të gjithë janë çlirimtar. Kërkoj prej teje si Kryeministër, çka ka ndorë ky shtet e kjo Qeveri, atyre njerëzve që sot ballafaqohen me ketë̈ gjykatë të padrejtë e cila u pat themelua tu besu që me të vërtetë ka me ekzistua ndonjë̈ “shtëpi e verdhë” dikun, e dikush paska nxjerr veshka me i shit dikun e që në fund dul që asnjëra nuk u përmend e krejt ish kon rrena e qe besa ne krejt këtë fatkeqësi, mirë që së paku nuk na portretizuan si kanibal. Masi tash nuk po del të ketë̈ ekzistuar as “shtëpia e verdhë” e as hajnia e organeve, atëherë̈ kjo gjykatë qenka themeluar prej rrenave tona”, shtoi ai.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një̈ president, dikush që kur kalon edhe kah varrezat civile, mendon për anëtaret e vet.

“Unë jam shqiptar edhe besoj në Zot. Por ma se paku besoj në rrena e pallavra. Për Kosovën tani duhet me dal dikush që kur ndërron koha i dhemb trupi prej plagëve. Kosovës i duhet një president, dikush që kur kalon edhe kah varrezat civile, mendon për anëtarët e vet të familjes që për këtë liri i ka në vorr. Dikush i cili të shikon në dritë të syrit, e të thotë po ose jo. Dikush që e pranon mendimin ndryshe të secilit intelektual, Dikush që është̈ e drejtë, i nënshtrohet drejtësisë̈ sa herë të ketë̈ nevojë, dhe flamurin e shtetit e mban lartë”, tha ndër të tjera Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version